Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tiranë/ PS prin me 19 mandate. PD i rimerr mandatin Shehajt
👁2517
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 514 qendra votimi nga 1282 gjithsej nga ku rezulton se Partia Socialiste kryeson me 19 mandate. PS ka mbi 22 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, e cila nga ana e saj i ka rimarrë mandatin Partisë Mundësia të Agron Shehajt, duke e lënë këtë të fundit me 1 mandat. Ky mandat i demokratëve është shumë i brishtë, pasi me 38 vota mund të rikthehet te Shehaj. Në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.