Tiranë/ Ndërron jetë 49-vjeçari i plagosur me mjet prerës
49-vjeçari K. C., i cili u plagos me mjet prerës në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë. Ngjarja u raportua më herët, ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, 49-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e saj.
Burimi:
syri.net