Tiranë/ I vuri zjarrin makinës së komshiut pas sherrit, arrestohet (VIDEO)

Tiranë/ I vuri zjarrin makinës së komshiut pas sherrit, arrestohet (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet se i ka vënë zjarrin një automjeti në kryeqytet. Në kuadër të operacionit të koduar “Blaze” është vënë në pranga shtetasi Sergio Gjika, 60 vjeç, banues në rrugën “Demir Zyko”. Ai dyshohet se i ka vënë zjarrin automjetit të komshiut, pas një konflikti për motive të dobëta. “Ky shtetas dyshohet se më datë 06.07.2025, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e fqinjit të tij, shtetasit R. M.” – njofton Policia, teksa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Demir Zyko”, ku autoritetet kanë publikuar edhe pamjet e filmuara...
Burimi: Gijotina.com