Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë/I vuri tritol garazhdit, shpallet në kërkim 36 vjeçari nga Fushë-Kruja(VIDEO)
Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërkohë që është gjetur dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. ‘Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij’. Materialet procedurale i janë referuar...