Tirana pret konferencën e 14-të të Shefave të Shtabit të vendeve të DECI, Nufi: Shqipëria e angazhuar për sigurinë rajonale dhe NATO-n!
Shqipëria mikpriti Konferencën e 14-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të Nismës Rajonale për Bashkëpunimin në Mbrojtje (DECI – Defence Cooperation Initiative), e organizuar nën kujdesin e veçantë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak dhe koordinimit rajonal përballë sfidave të reja të sigurisë ndërkombëtare. Duke iu referuar zhvillimeve të sigurisë në Evropë, luftës në Ukrainë, kërcënimeve hibride dhe cenueshmërisë kibernetike, ministri Nufi u shpreh se përballimi i këtyre sfidave kërkon angazhim të përbashkët. “Siguria nuk mund të trajtohet më vetëm përmes përpjekjeve kombëtare. Qëndrueshmëria jonë kolektive varet nga aftësia për të bashkëpunuar, koordinuar dhe vepruar së bashku. Kjo është pikërisht vlera strategjike e...
Burimi:
javanews.al