Tirana në prag të protestës së gjashtë, biznese të fortifikuara
Kryeqyteti paraqitet i qetë në orët e para të ditës, me lëvizje të reduktuara në rrugë dhe biznese që kanë marrë masa mbrojtëse për ambientet e tyre, në prag të protestës së gjashtë studentore. Në disa zona të Tiranës, bizneset kanë vendosur struktura metalike dhe hekura për të mbrojtur ambientet, ndërsa numri i qytetarëve që lëvizin në rrugë duket më i ulët se zakonisht. Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestave të nisura nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Ndërkohë, grumbullimi i protestuesve ka nisur pranë Ministrisë së Arsimit. Në mesin e të pranishmëve shihen të rinj me dhe pa maska, të cilët mbajnë flamuj kombëtarë dhe bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta nis me...
Burimi:
ntv.al