Tirana në listën e qyteteve me densitet të lartë taksish, ia kalon Berlinit, Londrës dhe Romës

Tirana në listën e qyteteve me densitet të lartë taksish, ia kalon Berlinit, Londrës dhe Romës

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në Rrugën e Elbasanit, brenda vetëm 5 minutave kaluan 87 taksi, sipas një vëzhgimi që bëri “Monitor” në orën 9:30 të mëngjesit. Dhe nëse lëviz pak më pranë qendrës, përballë Toptanit të presin 17 taksi të parkuara, gati për të marrë pasagjerë në zemër të kryeqytetit. Sipas Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor, në Tiranë kishte 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri në fund të majit 2025. Bazuar në të dhënat e Cens 2023 për popullsinë banuese, kryeqyteti shqiptar ka aktualisht 4.8 taksi për çdo 1,000 banorë. Kjo shifër e rendit Tiranën...