Tirana në kaos nga protestat e studentëve, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë!

Tirana në kaos nga protestat e studentëve, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë!

Zyra e delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat e të rinjve, të cilat prej tre ditësh kanë shkaktuar kaos dhe tension në Tiranë. Në reagim, zyra e BE u bën thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Delegacioni i BE thotë se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime. “Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore”, thuhet ne reagim. Reagimi i zyrës së BE: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të...