Tirana në kaos! Deputetët sot në seancë plenare, protesta zhvendoset te Parlamenti

Tirana në kaos! Deputetët sot në seancë plenare, protesta zhvendoset te Parlamenti

Parlamenti mblidhet sot për seancën e radhës parlamentare në mesin e një kaosi që ka përfshirë kryeqytetin në dy ditët e fundit. Studentë e jo vetëm janë ngritur në protestë kundër qeverisë aktuale. Tubimet kanë qenë të dhunshme. Ministri, ajo e Ekonomisë, e Arsimit, Gjykata Kushtetuese, Banka e Shqipërisë, banka e biznese private, janë djegur e shkatërruar. Të paprekura kanë mbetur godina e Parlamentit dhe kryeministria ndërsa dyert e Kryesisë së Kuvendit u shpërthyen mbrëmjen e djeshme. Sot protesta do të vijojë sërish. Thirrja për grumbullim është për në orën 09:00, një orë përpara nisjes zyrtare të seancës plenare. Rendi i ditës është mjaft i ngjeshur Përveç tre interpelancave të shtyra nga java e kaluar kur u votua dhe reforma territoriale, një tjetër është futur...