No Image Available

Tirana nderon krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi “Qytetarë Nderi”

Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës ka miratuar unanimisht propozimin për shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Nisma është propozuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe më herët ishte shqyrtuar nga Komisioni i Titujve, i drejtuar nga historiani Pëllumb Xhufi. Pas miratimit në Komisionin Artistik-Kulturor, propozimi vijon procedurat institucionale për shqyrtim nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Sipas motivacioneve të paraqitura, vlerësimi lidhet me rolin që katër ish-drejtuesit kanë pasur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në procesin që çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në motivacione përmenden gjithashtu lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë. Për Hashim Thaçin, motivacioni i...