Tirana mund Teutën dhe së bashku ndajnë kreun e Superligës, triumfi i parë sezonal për Dinamon

Tirana mund Teutën dhe së bashku ndajnë kreun e Superligës, triumfi i parë sezonal për Dinamon

Teuta në volejboll për femra pësoi humbjen e parë sezonale në kampionat, pasi u mund 3-2 në “Fahrie Hoti” nga Tirana. Tashmë të dyja ekipet kanë nga 16 pikë dhe ndajnë mes tyre kreun e renditjes së Superligës. Të dyja skuadrat dhuruan një ndeshje të fortë, duke dueluar fort për cdo pikë (25-17, 22-25, 25-22, 21-25, 15-13). Ato e kërkuan fitoren deri në pikën e fundit, por në fund triumfuan bardheblutë e trajnerit Gorenxa. Fitoren e parë në kampionat korri Dinamo, që fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë në Shkodër (25-23, 25-22, 25-11). ekioi vendës dueloi fort në dy setet e para, që ishin me rivalitet. Dinamo bëri diferencën në pikët e fundit, duke e merituar fitoren. Tri pikë të lehta korri ekipi i Skënderbeut, që mundi...