Tirana mund Partizanin në derbi dhe qëndron e pamposhtur, fitore të lehta për Flamurtarin e Vllazninë
Tirana vijon të dominojë e pamposhtur Superligën në basketboll për femra. Në ndeshjet e javës së 10-të, bardheblutë fituan 60-58 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Një përballje e ekuilibruar në të katërta periodat, me skuadrat që dueluan deri në fund për fitoren. Tirana u tregua më e kujdeshme në fund, u shkëput dhe fitoi falë 21 pikëve të Maddox. Në Vlorë, skuadra e Flamurtarit fitoi me lehtësi 76-48 ndaj Studentit, ndeshje pa shumë histori. Vendaset u shkëputën 21-11 që në periodën e parë dhe thelluan diferencën deri në fund (Morris me 21 pikë shënuesja më e mirë për Flamurtarin). Në takimin e luajtur në Librazhd, ekipi mik i Vllaznisë fitoi 91-51 ndaj Sopoti Eagles. Mikeshat nga Shkodra fituan...
Burimi:
telesport.al