Tirana-Egnatia dhe Teuta-Partizani, njihuni me ndeshjet e vlefshme për Superioren
Kampionati “Abissnet Superiore” vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 10-të, e cila shënon edhe nisjen e fazës së dytë të sezonit. Nëntë javët e para kanë sjellë rivalitet dhe konkurrencë mes skuadrave, ndërsa tashmë kampionati hyn në një fazë të re, ku ekipet do të kërkojnë të konsolidojnë pozitat e tyre dhe të vijojnë garën për objektivat sezonale. Java e 10-të do të zhvillohet në dy ditë, më 1 dhe 2 nëntor, me pesë takime që premtojnë emocione dhe rivalitet në fushën e lojës. Sfida e parë do të jetë ajo mes Tiranës dhe Egnatias, që do të luhet të dielën në orën 13:30. Po të dielën, në orën 18:30, do të zhvillohen dy përballjet AF Elbasani – Laçi dhe Skënderbeu – Vllaznia....
Burimi:
sportekspres.com