Tirana bëhet pistë vrapimi më 24–25 tetor, Rama fton qytetarët: Mos e lër për vitin tjetër, sfido veten

Tirana bëhet pistë vrapimi më 24–25 tetor, Rama fton qytetarët: Mos e lër për vitin tjetër, sfido veten

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video, përmes së cilës ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin e vrapimit që do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 tetor. Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke i inkurajuar qytetarët të veshin atletet dhe të sfidojnë veten. “Më 24–25 Tetor, rrugët e kryeqytetit kthehen në pistën më të madhe të vrapimit . Mos e lër për ‘vitin tjetër’. Vish atletet. Sfido veten”, shkruan Rama në postimin e tij. Aktiviteti synon të sjellë në rrugët e kryeqytetit qytetarë dhe sportdashës për një fundjavë të dedikuar vrapimit dhe aktivitetit fizik.