‘Timak Defence’, para se të kërcënoni median, tregoni se çfarë bëni!
Nga Mentor Kikia Kompania e prodhimit të mjeteve ushtarake “Made in Albania”, ka bërë reagimin e parë, pas publikimit të një audio-regjistrimi nga ana e ish zv/kryeminstrit Arben Ahmetaj, ku një nga aksionerët e Timak Defence, Ron Yeffet, supozohet se flet për kontrabandë armësh me disa shtetas të huaj, ndoshta tregtarë armësh në Ukrainë. Kompania reagoi, duke akuzuar Ahmetajn se po shpif, dhe për prishjen e imazhit do ti drejtohet me padi gjykatës në Zvicër, ku Ahmetaj qëndron në azil. Por jo vetëm kaq, kompania kërkon që mediat shqiptare të korrigjojnë raportimet e bëra dhe të kujdesen të konfirmojnë lajmet në të ardhmen, pasi nëse përbaltin imazhin, do të përballen me padi edhe ato. Mbrojtja e një kompanie nga shpifjet është një gjë tërësisht legjitime...
Burimi:
syri.net