‘Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë…’ Komenti i Marjana Koçekut pas Asamblesë së PS-së
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, paraditen e sotme në Gjirin e Lalzit. Në një postim në facebook Koçeku komenton zhvillimet brenda forumit më të lartë të PS-së ndërsa kërkon dorëheqjen e Ramës sa më parë. Dikush duartroket me zell, dikush hiç. Mandej hapet shfaqja, thotë “mbylli kamerat”, mandej “hapi kamerat”. Mandej thotë “ta përjashtojmë”, derisa dikush tjetër “ta rishqyrtojmë”. Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë.
Burimi:
syri.net