Tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar për ndeshjen Shqipëri–Serbi? Reagon FSHF dhe përgënjeshtron lajmin e rremë

Tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar për ndeshjen Shqipëri–Serbi? Reagon FSHF dhe përgënjeshtron lajmin e rremë

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një deklaratë zyrtare për shtyp ku ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga një portal shqiptar me bazë në Zvicër, në të cilin thuhej se shqiptarët e Kosovës janë të përjashtuar nga e drejta për të blerë bileta për sfidën Shqipëri-Serbi. “Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorikisht një lajm të shpërndarë së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, që pretendon në mënyrë të rreme dhe pa asnjë bazë faktike se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndeshja Shqipëri–Serbi, që luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ky...
Burimi: Telesport.al