TIFF 2026 rikthen njeriun në qendër: HUMANOGRAPHY dhe pyetja se çfarë do të thotë të jesh njeri sot

TIFF 2026 rikthen njeriun në qendër: HUMANOGRAPHY dhe pyetja se çfarë do të thotë të jesh njeri sot

Nga 21 deri më 27 shtator, Tirana International Film Festival (TIFF) rikthehet me edicionin e 24-t, duke e vendosur kinemanë përballë një prej pyetjeve më të vjetra dhe njëkohësisht më të ndërlikuara të kohës sonë: çfarë do të thotë të jesh njeri sot? Ndoshta është një nga ato pyetje që duket e panevojshme pikërisht sepse mendojmë se e dimë përgjigjen. Por në një kohë kur identiteti mund të reduktohet në një profil, marrëdhëniet njerëzore në një ekran dhe realiteti në atë që arrin të kapet nga një kamerë, pyetja rikthehet me një forcë të re. Është pikërisht aty ku vendoset edhe ideja e edicionit të 24-t të Tirana International Film Festival. HUMANOGRAPHY – Bring it back nuk është thjesht një temë e festivalit, por një...