Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
TI KUJTOJM ATDHETARET TANË / Prof. Kolë Parubi (1906- u pushkatua më 24 nëntor 1946)
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha Profesori-Atdhetar, Kolë Parubi, u lind në fshatin Dajç të Bregut të lumit Buna, më 22 nëntor 1906. Ai kishte të kryer studimet e larta fetare për prift katolik dhe ishte shugurua si i tillë. Mirëpo, Kolë Parubi në ndërkohë dashurohet në Zinën, me të cilën shpejt u martua, dhe me të, patën një vajzë, të cilën e kishin pakësuar Nineta. Rrethi shoqëror në Shkodër nuk e priti mirë këtë martesë, andaj, ai vendos që të largohet nga aty dhe kaloi në Kosovë për të punua si profesor në gjimnazin e Prizrenit. Në ndërkohë punon në vende të ndryshme të Kosovës. Në fund punësohet si profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.Dihej se gjimnazi i Prishtinës ishte qerthe e madhe e patriotizmit...