“T’i dëgjojmë më mirë qytetarët”- Rrjeti MIA, Rama: Larmi propozimesh! 245 aplikantë dhe 200 intervista, vijon përzgjedhja e ideve më të mira

“T’i dëgjojmë më mirë qytetarët”- Rrjeti MIA, Rama: Larmi propozimesh! 245 aplikantë dhe 200 intervista, vijon përzgjedhja e ideve më të mira

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale ecurinë e nismës “Rrjeti MIA”, e cila synon të sjellë ide dhe qasje të reja në komunikimin publik të institucioneve me qytetarët. Përmes një postimi sot (11 tetor) në “Facebook”, kreu i qeverisë bëri të ditur se nga 245 aplikantë janë zhvilluar 200 intervista, ndërsa në vijim do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve dhe e ideve më të mira, me fokus te përdorimi i inteligjencës artificiale, verifikimi i informacionit dhe përfshirja më e madhe e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Postimi i Ramës: “245 aplikantë, 200 intervista dhe plot ide të reja për komunikimin publik. Kur prezantuam Rrjetin MIA, ideja ishte të hapnim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi për të sjellë diçka ndryshe në mënyrën...