Thyhet xhami i autobotit të policisë para Kryeministrisë, mjeti vijon të qëndrojë në vijën e parë
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa raportohen dëmtime të mjeteve të blinduara të policisë. Pamjet e transmetuara nga News24 tregojnë një prej autobotëve të policisë, të përdorur për shpërndarjen e turmës me ujë me presion, me xhamin e përparmë të thyer dhe të dëmtuar rëndë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, dëmtimet dyshohet se janë shkaktuar nga sendet e forta të hedhura në drejtim të mjetit gjatë përplasjeve. Pavarësisht dëmtimeve, autoboti vijon të qëndrojë në vijën e parë të kordonit policor, ndërsa në zonë ka prani të dendur të gazit lotsjellës. Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe ndërhyrjet e forcave të rendit vijojnë. Deri më tani, nuk ka...
Burimi:
ntv.al