Thuram: Pas humbjes në derbi folëm hapur me njëri-tjetrin, gati për t’u rikthyer te fitorja në Champions

Thuram: Pas humbjes në derbi folëm hapur me njëri-tjetrin, gati për t’u rikthyer te fitorja në Champions

3 Nëntor 2026 9:17 Telesport Pas humbjes në derbi, Inter kërkon të kthejë faqe e të fitojë në sfidën e sotme në Champions League. Zikaltërit e trajnerit Chivu do të luajnë në fushën e Feyernoord, një ndeshje delikate për Inter, që synon suksesin për të mbetur në garë. “Diçka duhet të ndryshojmë pas humbjes në derbi. Duhet të qëndrojmë të bashkuar si ekip dhe të jemi të vetëdijshëm se ka rreziqe në fazat fillestare të një ndeshjeje”, deklaroi sulmuesi i Inter, Marcus Thuram. Më tej, ai shtoi: “Folëm hapur me njëri-tjetrin, ashtu siç bëhet në një familje apo në një ekip, dhe tani jemi gati për t’u rikthyer. Atmosfera atje është jashtëzakonisht intensive, tifozët e mbështesin fuqishëm ekipin e tyre dhe e nisin ndeshjen me...