Thuram feston si Lautaro, kapiteni i Interit e përgëzon në rrjetet sociale: “Kështu të dua”
26 Tetor 2026 7:38 Alfred Lleshi Marcus Thuram ishte vendimtar në përmbysjen 2-1 të Interit ndaj Fiorentinës, duke shënuar golin e barazimit dhe fituar penalltinë që Zielinski e shndërroi në golin e fitores. Për kontaktin e dyshimtë me Viery, pas të cilit Interit nuk iu akordua penallti, sulmuesi francez tha për DAZN: “Është e çuditshme. Edhe për episodin në Bolonjë thanë se ishte penallti. Gabimet ndodhin, unë duhet të vazhdoj ta sfidoj kundërshtarin dhe më pas arbitri do ta akordojë penalltinë, siç ndodhi sot”. Pas golit të barazimit, Thuram festoi si kapiteni Lautaro Martinez, i cili mungon për shkak dëmtimi. “Një ndeshje mund të fitohet edhe në fund. Mund ta fitojmë gjithmonë, sepse loja zgjat 90 minuta. Festova si Lauti, sepse zakonisht është ai që shënon...
Burimi:
telesport.al