Thirrjet antishqiptare në RMV, KOKSH: Do të denoncojmë ngjarjen në të gjitha Organizmat Olimpikë Ndërkombëtare

Thirrjet antishqiptare në RMV, KOKSH: Do të denoncojmë ngjarjen në të gjitha Organizmat Olimpikë Ndërkombëtare

Të dielën e kaluar në Pallatin e Sportit në Kumanovë, vendasit e Maqedonisë së Veriut në basketboll pritën Rumaninë. Sfida u përfshi nga incidente nacionaliste, pasi një grupin i tifozëve të Maqedonisë së Veriut i quajtur “Kumani” brohoriti thirrje antishqiptare. Për këtë, së fundmi ka reaguar edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ombrella e sportit shqiptar ka thënë se do e delegojë çështjen në të gjitha organizmat Olimpikë Ndërkombëtarë, për t’u marrë masa që incidente të tilla me karakter etnik mos ndodhin më. “Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka ndjekur me shqetësim episodet e shëmtuara që ndodhën gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA Ëorld Cup, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës, ku u dëgjuan thirrje me përmbajtje raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Komiteti Olimpik Kombëtar...