Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, një i arrestuar, disa merren në pyetje

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, një i arrestuar, disa merren në pyetje

Një person është arrestuar ndërsa të tjerë janë marrë në pyetje në lidhje me thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar të më 2 gusht mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut .  “Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes, të bëra në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrit të Jashtëm, Panço Toshkovski, dhe zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, në ndeshjen e fundjavës.  I arrestuari është një 30 vjeçar.  S.M. (30) dyshohet se është përpjekur për të sjellë postera me përmbajtje fyese.  “Lidhur me...