Thirrja e Urgjencës Kombëtare: Ambulancat janë në shërbim të jetës. Mos i pengoni!

Thirrja e Urgjencës Kombëtare: Ambulancat janë në shërbim të jetës. Mos i pengoni!

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron se ambulancat dhe ekipet e saj kanë një mision të vetëm: ofrimin e ndihmës mjekësore dhe shpëtimin e jetëve. Ato janë në shërbim të çdo qytetari që ka nevojë për kujdes urgjent, pa asnjë dallim. Gjatë protestave, ekipet e Urgjencës Mjekësore janë në gatishmëri për t’u përgjigjur çdo rasti që kërkon ndërhyrje, ndërkohë që vijojnë të përballojnë të gjitha urgjencat e tjera mjekësore. Në Tiranë, përveç fluksit të zakonshëm prej rreth 250–280 vizitash dhe ndërhyrjesh në ditë, gjatë ditëve të protestave janë shtuar rreth 100 raste të tjera. Në nivel kombëtar, Urgjenca Mjekësore përballon rreth 500 vizita çdo ditë. Në këto kushte, çdo pengim i lëvizjes së ambulancave, çdo vonesë apo cenim i personelit dhe pajisjeve mjekësore vështirëson ofrimin...