Thirrja e Berishës për protestë më 8 tetor, aktivisti: Nuk e duam atë dhe deputetët e PD, në shesh presim demokratët e zhgënjyer

Thirrja e Berishës për protestë më 8 tetor, aktivisti: Nuk e duam atë dhe deputetët e PD, në shesh presim demokratët e zhgënjyer

Aktivisti i protestës qytetare, Ilir Xhemalaj, ka bërë të qartë se protesta që vijon prej 128 ditësh në bulevard synon të mbledhë qytetarë dhe opozitarë të pakënaqur, pa u vendosur nën drejtimin e një partie politike apo të një lideri. Ai deklaroi se në protestë janë të mirëpritur demokratët e zhgënjyer nga Partia Demokratike, por edhe qytetarët e pakënaqur me Partinë Socialiste. Sipas tij, pjesëmarrja duhet të jetë individuale dhe e pavarur, ndërsa figurat politike dhe deputetët nuk duhet të marrin drejtimin e protestës. “Ne nuk ftojmë Sali Berishën në shesh, por forcat opozitare. Të gjithë ata opozitarë që janë të zhgënjyer nga PD-ja dhe PS-ja janë të mirëpritur”, u shpreh Xhemalaj në ”A2cnn”. Ai theksoi se synimi është që qytetarët të dalin në protestë pa...