Burimi:
Javanews.al

Thirri për ndihmë dhe më pas u zhduk në bjeshkë. Rinisin kërkimet për të riun nga Hasi
👁5353
Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 6 prillit. Kërkimet për Ajet Leshin edhe në ditën e katërt do të bëhen nga banorët e zonës, gjahtarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit. Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, bëri të ditur se nëse gjatë ditës së sotme kërkimet nuk do të jenë rezultative, të premten do të vijnë 100 trupa të ushtrisë. Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit u largua nga banesa mëngjesin e së dielës me 6 prill...