Theu “arrestin e shtëpisë”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, prangoset 28-vjeçari në Vlorë

Theu “arrestin e shtëpisë”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, prangoset 28-vjeçari në Vlorë

Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve në fshatin Panaja, në Vlorë. Një 28-vjeçar, shtetasi Kejvi Bendaj, i cili theu masën e sigurisë ‘Arrest në Shtëpi’, ka rënë në prangat e Policisë, pasi goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoj atij automjetin. Ndërkohë është proceduar penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi atij automjetin. Po ashtu është sekuestruar edhe arma e gjahut e përdorur për kanosjen. Fatmirësisht 34-vjeçari i plagosur me thikë është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme....
Burimi: Javanews.al