Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Thesari i fshehur i Ilirisë. Ja pasuria e mbretit Gent
Historia e popullit tonë është e lavdishme që në gjenezën e saj. Dhe pa dyshim një prej emrave më të mëdhenj të kësaj lashtësie është dhe mbreti Gent. . Ai do të vinte në fuqi në vitin 181 pes dhe që sa mori frenat e mbretit në dorë ai do krijonte kontradikta me perandorinë romake, e cila do e luftonte me tërë forcën e saj. Romakët e akuzuan atë se drejtonte ilirët piratë ndaj në vitin 178 do të caktojë një flotë me 10 anije e cila do të vepronte në Adriatik dhe do të inspektonte ujërat mes Ankonës dhe Tarantos. Romakët do të luftonin kundër tij dhe me dredhi. Vetë Gentit iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë, e...