Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto

Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto

Thesaret e natyrës shqiptare, kanë ardhur në parkun “Rinia” në Tiranë në formën e një ekspozite nga profesorë dhe ekspertë të mjedisit, të cilët përmes 100 fotografive paqyrojnë bukurinë dhe larminë e natyrës shqiptare. Ekspozita përmban imazhe të ekosistemeve, bimëve dhe faunës endemike, të rralla si zambaku shqiptar, por edhe thellësia e Shpellës së Kabashit. Sipas ekspertëve, qëllimi i kësaj ekspozite është ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës shqiptare. Lulëzim Shuka, pedagog e botanist: Është koha që njerëzit duhet të kthejnë kokën, qeveritë duhet të kthejnë politikat drejt mbrojtjes së mjedisit. Në 100 foto, janë gati 30 bimë endemike, disa gjini shumë specifike, si ajo e shafranëve. Në mbyllje, kemi vendosur katër foto që vijnë nga shpella e Kabashit. Abdulla Diku, ekspert mjedisi: Janë peisazhe të...