Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Thesaret e ikonografisë në Korçë, zbulohet për herë të parë ikona e Shën Mërisë së Mborjes
Për herë të parë, publiku ka mundësi të shohë ikonën e Shën Marisë, në Korçë, një nga veprat më të rralla të artit ikonografik shqiptar, që i përket kishës së Mborjes, një kishë që nuk ekziston më, por që ruan pasuri të jashtëzakonshme. Restauratori i njohur Genti Proko thotë se kjo ikonë është realizuar në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV dhe ka një veçanti të rrallë: është e pikturuar nga të dy anët. Në njërën anë paraqitet Shën Maria ndërsa në anën tjetër, skena e Kryqëzimit. “Kjo ikonë përfaqëson një punim të rrallë për nga teknika,...