Theodor Mommsen, historiani gjerman që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi
Më 1 nëntor 1903, në Charlottenburg të Gjermanisë, vdiq historiani, juristi dhe arkeologu klasik Theodor Mommsen, i njohur për studimet e tij mbi historinë e Romës së lashtë. I lindur më 30 nëntor 1817 në Garding, Mommsen studioi drejtësinë dhe shkencat klasike, ndërsa më vonë zhvilloi karrierë akademike dhe u angazhua edhe në jetën politike. Në vitin 1858 mori katedrën e historisë së lashtë në Universitetin e Berlinit dhe u bë anëtar i Akademisë Prusiane të Shkencave. Një nga veprat e tij më të njohura është “Historia e Romës”, për të cilën në vitin 1902 u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi. Ai njihet gjithashtu për kontributin në studimin e mbishkrimeve latine përmes veprës “Corpus Inscriptionum Latinarum”, ku përfshihen edhe mbishkrime nga provinca romake e...
Burimi:
kultplus.com