THELLOHET SKANDALI/ Lekët e AKSHI-t përfundonin tek vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë € drejt Gjermanisë
ergys agasi-vlora hyseni TIRANË- Detaje të reja dalin në dritë lidhur me marrëdhënien mes biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni. Sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, lidhja mes tyre nuk lidhet vetëm me shkëmbimin e mundshëm të informacioneve, por dyshohet se mund të ketë pasur edhe një komponent financiar. Lidhur me këtë, burime nga SPAK bëjnë me dije për Ora News se hetuesit kanë dërguar letërporosi në Kosovë dhe në Gjermani. SPAK dyshon se vëllai i Vlora Hysenit, i cili dyshohet se përdor një identitet tjetër, ka kryer disa transferta të dyshimta, të cilat aktualisht po vlerësohen nga hetuesit. Këtu hyn në skenë një transfertë prej 450 mijë eurosh nga shoqëria “Fortis Beton” sh.p.k., e cila është anuluar më 27.02.2024, e zbuluar nga prokurorët dhe...
Burimi:
zeri.ai