Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Thellohet konflikti te Barcelona, drejtuesit duan t’ia heqin shiritin e kapitenit Ter Stegenit
“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas asaj që ka mësuar “Mundo Deportivo”, ky është një vendim i përbashkët i klubit dhe stafit teknik për shkak të qëndrimit të portierit. Kapiteni nevojitet të jetë ndërmjetës i vlefshëm i ekipit me Hansi Flick, Deco dhe Joan Laporta, për t’i trajtuar si duhet çështjet që lidhen me pjesën tjetër të skuadrës. Pavarësisht problemeve me dëmtimin dhe zemërimit të Barcelonës ndaj tij për faktin që vendosi afate për rikuperimin nga operacioni para se të operohej, Ter...