“The Skin of Light”,Gjon Mili Video Art Festival rikthehet në Korçë me edicionin e tretë

“The Skin of Light”,Gjon Mili Video Art Festival rikthehet në Korçë me edicionin e tretë

Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” rikthehet këtë vit në Korçë me edicionin e tij të tretë, që do të mbahet nga 27 deri më 29 gusht 2025, në tre lokacione, me qendër në Muzeun Gjon Mili. Me titullin “The Skin of Light”, ky edicion fton artistët dhe publikun të mendojnë dritën si një lëkurë simbolike – një hapësirë ku përzihen kujtesa, ndjesia dhe perceptimi. Drita shfaqet jo vetëm si element teknik, por si një sipërfaqe poetike ku ndërthuren realja dhe imagjinata. Nga 1230 aplikime të ardhura nga mbarë bota, 62 artistë janë përzgjedhur për të paraqitur punimet e tyre që eksplorojnë marrëdhënien e njeriut me dritën, ekranin dhe emocionin. Çdo punim ofron një gjuhë unike vizuale që lëviz midis botës virtuale dhe asaj...