The Guardian hap dosjen e ndërtimeve: 500 projekte, kush po e ridizenjon Shqipërinë?
Shqipëria po ndryshon me një shpejtësi të pazakontë. Kulla të reja po ndryshojnë horizontin e Tiranës, ndërsa hotele, resorte dhe projekte të mëdha turistike po shtrihen përgjatë bregdetit. Pas këtij transformimi qëndrojnë edhe dhjetëra studio të njohura ndërkombëtare të arkitekturës. Por përtej fasadave spektakolare dhe investimeve miliona euro, ngrihet një pyetje tjetër: kush po e ridizenjon Shqipërinë dhe sipas cilave rregulla po bëhet ky transformim? Kjo është çështja që vendos në qendër britanikja The Guardian, në një material të gjatë të publikuar më 2 tetor mbi bumin e ndërtimeve dhe arkitekturës në Shqipëri. Sipas gazetës, rreth 60 studio arkitekturore ndërkombëtare kanë propozuar afërsisht 500 projekte në vend. Një pjesë e këtij transformimi është dokumentuar në botimin voluminoz “The Albanian Files”. Duhet bërë një dallim i...
Burimi:
ntv.al