Thashethemet e merkatos për Luis Diaz, Slot: Nuk e aktivizojmë

Thashethemet e merkatos për Luis Diaz, Slot: Nuk e aktivizojmë

Luis Diaz mbetet në epiqendër të merkatos, me shumë skuadra që duan shërbimet e tij. Trajneri i Liverpool, Slot ka folur së fundmi për futbollistin e ekipit, duke u shpreh se për momentin nuk do luajë. “Po, unë flas rregullisht me shumicën e lojtarëve, përfshirë edhe Luisin. Ai po punon fort, por për momentin nuk do të luajë. Nuk kam më shumë për të shtuar. Për Luisin ka shumë zëra kohët e fundit. Ai po stërvitet shumë mirë me ne, por për momentin kemi vendosur të mos e aktivizojmë. Nuk mund të hyj në detaje”- Tha ai.