Zi në Netflix
👁1435
Ylli i platformës së filmave dhe serialeve Netflix, Jose de la Torre, vdiq në moshën 37-vjeçare, pas disa muajsh lufte me një sëmundje të rëndë.
Ai luajti në serialin spanjoll “Toy Boy”, i cili sillet rreth një striptisteje që shkoi në burg për një vrasje që nuk e kishte kryer.
Aktori nga Montilla në provincën spanjolle të Cordoba ka punuar edhe si model për shumë marka të modës.
Sipas raportimeve, varrimi i tij u mbajt të premten e kaluar.
Këngëtarja spanjolle Lolita Flores ishte ndër të parat që foli për vdekjen e tij.
“Më thyhet zemra të mendoj se nuk do ta dëgjoj më zërin tënd, por do të vazhdoj të flas me ty. Të dua pafund, Jose”, ka shkruar ajo sipas Daily Mail. /tesheshi.com/
Burimi