Zbulimi befasues: pllakë misterioze guri me një gjuhë që askush s’e njeh

Zbulimi befasues: pllakë misterioze guri me një gjuhë që askush s’e njeh

Arkeologët kanë zbuluar një pllakë misterioze bazalti në rajonin e liqenit Bashplemi të Gjeorgjisë, të shkruar me një gjuhë krejtësisht të panjohur. Pllaka prej guri përmban 60 karaktere në shtatë rreshta – dhe, megjithëse ato janë gdhendur me mjeshtëri të përsosur, shkencëtarët ende nuk mund të përcaktojnë origjinën e gjuhës.
Pllaka u zbulua në të njëjtin vend ku disa shkencëtarë besojnë se u shfaqën evropianët e parë, 1.8 milion vjet më parë. Sipas një studimi të botuar në Journal of Ancient History and Archaeology, pllaka guri ka përmasa 24 cm x 20 cm dhe ishte prej bazalt vendas.
“Kjo tabletë, e cila ka 60 karaktere, 39 prej të cilave janë të ndryshme, ngre pyetjen e origjinës së shkrimit gjeorgjian, proto-gjeorgjianit”, shkruan autorët e studimit. Edhe pse bazalti mbi të cilin bazohet dihet se është me origjinë vendase, kuptimi i pllakës nuk dihet dhe ka ende një rrugë të gjatë për ta deshifruar.
Një analizë fillestare krahasuese e kryer me mbi 20 gjuhë tregon se shenjat kanë disa ngjashmëri me format e shkruara të gjuhëve semite, brahmanike dhe iberike veriore.
Disa simbole mund të jenë frymëzuar nga një shkrim i hershëm kaukazian – qoftë ai gjeorgjian Mrglovan apo shkrimi shqip – por duket se ka gjithashtu lidhje me shkrimet proto-kartveliane, fenikase të Lindjes së Afërt dhe proto-Sinaite. Por meqenëse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë model tjetër të njohur shkrimi, ky zbulim mund të jetë një gjuhë krejtësisht e panjohur. Zona ku u gjet kjo pllakë është tashmë një vend i pasur arkeologjikisht dhe shtimi i një gjuhe të re në përzierje vetëm sa thellon intrigën e liqenit të Bashplemit.
Autorët supozojnë se teksti mund të shpjegojë “plaçkën ushtarake, një projekt të rëndësishëm ndërtimi ose një sakrificë për një hyjni” – por kjo është e gjitha në nivelin e hamendjes për momentin.
Datimi i pllakës ka rezultuar problematik, por në bazë të zonës në të cilën është gjetur, mund të datojë nga epoka e bronzit të vonë ose hekuri i hershëm. /tesheshi.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente