Kosova, gjysmë miliardë euro nga kurbetçarët në pesë muaj

Kosova, gjysmë miliardë euro nga kurbetçarët në pesë muaj

Nga janari deri në maj, diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 513.99 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës.
Vetëm në muajin maj, sipas këtyre të dhënave, diaspora ka dërguar në shtëpi më shumë se 119 milionë euro.
Në më shumë se 55 për qind të rasteve, remitancat nga diaspora janë realizuar përmes institucioneve financiare jobankare dhe përmes bankave vetëm në 15 për qind të rasteve.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, vlera e aseteve të kompanive të sigurimit në muajin maj arriti në 318,62 milionë euro, që, siç thuhet, është një rritje prej 1,62 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Mjetet e ndërmjetësve të tjerë financiarë në fund të muajit maj janë rritur me 11.42 milionë euro, duke arritur vlerën prej 583.67 milionë euro. /tesheshi.com/
Burimi