Fjalët e Melania Trump pas atentatit ndaj të shoqit

Fjalët e Melania Trump pas atentatit ndaj të shoqit

Ka folur dhe Melania Trump ndaj asaj që i ndodhi bashkëshortit të saj Donald Trump, me një plumb në vesh nga një atentator, gjatë një tubimi politik në Pensilvani.
“Kur pashë atë plumb të dhunshëm që goditi burrin tim, Donald, kuptova se jeta ime dhe jeta e tij ishin në prag të një ndryshimi shkatërrues”, shkroi ajo.
Ajo shtoi se u është mirënjohëse agjentëve të guximshëm të Shërbimit Sekret dhe oficerëve të zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre për ta mbrojtur atë.
“Familjeve të viktimave të pafajshme që tani po vuajnë për shkak të këtij akti të urryer, me përulësi i shpreh ngushëllimet e mia më të thella. Nevoja juaj për të mbledhur forcë të brendshme për një kauzë kaq të tmerrshme më trishton.
 Përbindëshi që qëlloi burrin tim si një makinë politike çnjerëzore, u përpoq të mbyste pasionin e Donaldit – të qeshurën, zgjuarsinë, dashurinë për muzikën dhe frymëzimin e tij. Aspektet themelore të jetës së burrit tim – ana e tij njerëzore – u varrosën nën makinën politike”, theksoi ajo.
Më pas përfundoi:
“Donald, një njeri bujar dhe i kujdesshëm me të cilin kam kaluar momentet më të mira dhe më të këqija. Nuk duhet të harrojmë se mendimet e ndryshme, politika dhe lojërat politike janë inferiore ndaj dashurisë. Përkushtimi ynë personal, strukturor dhe i përjetshëm – deri në vdekje – është seriozisht kërcënuar”, ka shkruar Melania Trump. /tesheshi.com/
 
 
Burimi