Erdogan: Çakalli di shumë hile, por dhe ujku di po aq!

Erdogan: Çakalli di shumë hile, por dhe ujku di po aq!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha qartë se “një çakall mund të dijë shumë hile, por dhe një ujk di po aq”, duke komentuar fitoren e opozitës siriane të hënën.
Erdogan theksoi se ndjeshmëria e Turqisë ndaj Sirisë nuk ishte kurrë “e orientuar nga interesi”.
“Ne e kemi parë gjithmonë nga perspektiva e ndërgjegjes dhe dhembshurisë”, tha ai, duke shtuar se ish-regjimi me arrogancë hodhi poshtë të gjitha thirrjet për zgjidhjen e konfliktit përmes dialogut.
“Nuk është vlerësuar vlera e dorës së zgjatur të vendit tonë. Assad iku, duke lënë pas një milion të masakruar, 12 milionë të zhvendosur dhe Sirinë në gërmadha”, tha Erdogan.
Presidenti turk shprehu besimin e tij se era e fortë e ndryshimit, e cila ka përfshirë Sirinë, do të sjellë vetëm të mira për refugjatët dhe mbarë popullin sirian dhe tha qartë:
“Turqia nuk pretendon territorin e një vendi tjetër. Operacionet tona ndërkufitare në Siri kishin për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe atdheut tonë nga terrorizmi”, tha Erdogan, duke përfunduar se një kapitull i errët është mbyllur në Siri që nga dje dhe një epokë e re e ndritshme ka filluar. /tesheshi.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente