Dumani, ky “kampion bote” për amerikanët

Dumani, ky “kampion bote” për amerikanët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, shpallën të hënën dhjetë “kampionët e botës” në luftën kundër fenomenit të ndyrë e kërcënues për çdo shoqëri.
Në një ceremoni në Departamentin e Shtetit, ishte vetë Sekretari Blinken që shpalli kampionët kundër korrupsionit nga e gjithë bota, ndër to dhe Dumani.
Blinken tha se Altin Dumani, kreu i SPAK, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit dhe është një prej dhjetë kampionëve të botës në luftën ndaj korrupsionit.
“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK), e cila u ngrit pak vite më parë dhe që ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken.

Ambasada e SHBA në Tiranë, në një reagim i shpreh urimet Altin Dumanit për këtë vlerësim.
“Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”. /tesheshi.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente