A i këndoi John Lennon një vizioni komunist mbi botën?!
Shërbimi publik polak pezulloi një gazetar dhe komentator sportiv, i cili reagoi ndaj interpretimit të këngës legjendare “Imagine” nga John Lennon në hapjen e Lojërave Olimpike duke pretenduar se ishte një lloj “vizioni i komunizmit”.
TVP, transmetuesi publik i Polonisë, njoftoi se Przemyslaë Babiarz është pezulluar dhe nuk do të lejohet të komentojë drejtpërdrejt ngjarjet sportive nga Lojërat Olimpike të Parisit, raporton AP.
Në këngën e përmendur, Lennon këndon për një botë imagjinare pa parajsë dhe ferr, pa shtete, fe dhe pronë private.
“Imagjinoni që të gjithë njerëzit jetojnë për sot,
imagjinoni që të gjithë jetojnë në paqe,
ndoshta do të thoni që unë jam ëndërrimtar, por nuk jam i vetmuar…, këndoi një nga Beatles-ët legjendar në vitin 1972.
“Për fat të keq, ky është vizioni i komunizmit”, tha Babiarz i bindur gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave, gjë që shkaktoi komente të shumta në Poloni.
Duke shpjeguar pezullimin, TVP deklaroi në një deklaratë: “Mirëkuptimi i ndërsjellë, toleranca, pajtimi – këto nuk janë vetëm idetë themelore të Lojërave Olimpike, por edhe baza e standardeve që udhëheqin televizionin e ri polak. Nuk ka asnjë arsye për t’i shkelur ato”.
Media si fushë beteje ideologjike
Agjencia AP, duke shpjeguar sfondin e këtij konflikti në dukje banal opinionesh, njoftoi se media shtetërore në Poloni ishte një fushë beteje ideologjike në vend për vite me rradhë dhe se ajo përdorej si megafon nga populistët e krahut të djathtë, të cilët sunduan Poloninë që nga viti 2015 deri në vitin 2023.
Kryeministri i sapozgjedhur Donald Tusk, koalicioni i gjerë i të cilit mori pushtetin në dhjetor, lëvizi shpejt për të hequr kontrollin e tyre mbi transmetimin, të cilin konservatorët dhe aleatët e tyre ende nuk e kanë kapërcyer.
Presidenti konservator Andrzej Duda dhe ish-kryeministri Mateusz Morawiecki ishin ndër të parët që reaguan për të “mbrojtur” gazetarin e pezulluar.
“E vërteta do të mbrohet! Veprimet tuaja do të mbahen mend dhe censura do të dështojë”, shkroi Moraëiecki në rrjetin X.
Megjithatë, disa komentues të afërt me të majtën politike në Poloni thanë se dënimi ishte shumë i rëndë, raportoi AP. /tesheshi.com/
Burimi