“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

Gazetari Roland Qafoku ka paralajmëruar se situata e krijuar nga protestat dhe përplasjet në Tiranë në këto 15 ditë protestë, mund të përkeqësohet më tej. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se rrezikon të përsëritet skenari i vitit ’97. “Është e frikshme që Tirana të jetë në këtë dhunë, në këtë terror në dy javë. Rreziku i 97-ës është që të çke me të. Ne e kemi mbi kurriz 97-ën dhe është trauma më e madhe. Një studim i fundit i Harvardit është që traumat trashëgohen. Domethënë kjo është gjëja më e habitshme se ti thua çfarë i ka babai, gjyshi me nipin apo me fëmijën. Jo, trauma trashëgohet gjenetikisht dhe kjo është gjëja më e rëndë që ka...