Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

Një 67-vjeçar nga Arizona u arrestua pasi dyshohet se u soll në mënyrë agresive gjatë një fluturimi të kompanisë ‘American Airlines’, duke detyruar avionin të devijonte nga itinerari dhe të kryente një ulje emergjente në Baltimore. Sipas Policisë Shtetërore të Merilendit, Arthur Ludin u arrestua pasi avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Baltimore/Washington. Gjatë incidentit, ai u lidh në sediljen e tij me shirit ngjitës, ndërsa duart iu lidhën me zinxhirë. Incidenti ndodhi në fluturimin AA 618, i cili ishte nisur nga Dallas me destinacion Newark, sipas FBI-së dhe American Airlines. Një prej pasagjerëve, Juan Mejia, ish-oficer i zbatimit të ligjit, tha se situata u tensionua rreth tre të katërtat e fluturimit. Sipas tij, 67-vjeçari nisi të ofendonte stafin e kompanisë dhe pasagjerët e tjerë,...