Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tërmeti i fuqishëm në Argjentinë, paralajmërim për cunam
👁9694
Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego, në Argjentinën jugore, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Tërmeti ndodhi në (09:58 sipas kohës lokale) 14:58, me orën tonë dhe dridhjet u ndjenë edhe në Kili. Agjencia Kombëtare Kiliane për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive urdhëroi evakuimin e zonës bregdetare të provincës Magallanes në Kilin jugor për shkak të rrezikut të një cunami pas tërmetit. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 km, sipas GFZ.