“Tërmeti 3:54 AM” sjell në TIFF historinë e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit
Ora 3:54 e mëngjesit, një pallat i shembur dhe pesë njerëz të panjohur, të mbetur nën rrënoja. Pikërisht në këtë hapësirë të mbyllur, mes frikës, pasigurisë dhe pritjes për shpëtim, zhvillohet historia e “Tërmeti 3:54 AM”, filmi aksion-dramë i shkruar dhe drejtuar nga Koloreto Cukali, i cili u shfaq në kuadër të Tirana International Film Festival (TIFF). Filmi e vendos publikun përballë një prej momenteve më të vështira të përjetuara në Durrës, duke e ndërtuar rrëfimin mbi fatet e pesë njerëzve që, në një çast të vetëm, e gjejnë veten të lidhur nga e njëjta tragjedi. Të bllokuar nën rrënojat e një pallati, ata presin shpëtimin, ndërsa koha dhe hapësira e kufizuar e bëjnë mbijetesën gjithnjë e më të vështirë. Nga jashtë, një qytet përballet...
Burimi:
kultplus.com