Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Tërmet në Shqipëri – Lëkundje me magnitudë 4.4 ballë ndihen në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 24 qershor 2025. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u regjistruan rreth orës 05:05, me epiqendër pranë zonës së Kamzës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Epiqendra e tërmetit ndodhej 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Për shkak të thellësisë së ulët dhe afërsisë me zonat urbane, lëkundjet janë ndjerë qartë në kryeqytet, në Durrës dhe në disa zona të tjera të Shqipërisë së mesme.Reklama në FieriWeb - “BREGU...